Zjarr në një banesë në Fier, flakët shkrumbojnë gjithçka brenda shtëpisë
Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një banesë në lagjen ‘1 Maji’ në Fier.
Sipas burimeve, bëhet fjalë se nga flakët janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës.
Pamje nga vendngjarja
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar përhapjen e flakëve.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngjarja e rëndë në Itali, zjarri në banesë i merr jetën nënës me 3 fëmijët
Zjarr në zyrat e një institucioni financiar në Gjirokastër