Zjarr në një banesë në Kolonjë, humb jetën një person

Share

Një banesë në fshatin Podë, në Kolonjë, është përfshirë nga flakët këtë të diel.

Mësohet se si pasojë e zjarrit ka humbur jetën Vangjel Rusta, 89 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Share

Komente