Zjarr në zonën e stacionit të trenave në Pratteln

0
Shpërndaje lajmin

Një zjarr ka rënë në zonën përreth stacionit të trenit në Pratteln BL. Policia konfirmoi zjarrin në një pronë komerciale në Güterstrasse.
“Për momentin, jemi duke marrë një pasqyrë reale për situatën”, thotë zëdhënësi Paul Steffen.
Pak para orës 08:00 policia njoftoi se nuk ka persona të lënduar, shkruan 20minuten.
Me sa duket, për arsye sigurie, SBB ka ndërprerë punën në stacion.
Zëdhënësi i policisë, Adrian Gaugler, thotë: “Nuk e dimë ende se çfarë ruhet atje. Megjithatë, përkundër zhvillimit masiv të tymit, nuk ka pasur asnjëherë rrezik për banorët. Gjithashtu nuk ka të dhëna për të lënduar”, thotë Gaugler, përcjell albinfo.ch.
Pak pas orës 7 të mëngjesit, një zjarrfikës SBB mbërriti në vendngjarje.
Zjarri shpërtheu pak para orës 6 të mëngjesit, sipas banorëve, dy shpërthime janë dëgjuar, “një shumë i fortë dhe një pak më i butë”.
Është e mundur që një garazh makinash të ketë marrë flakë në vendin e zjarrit në Güterstrasse, shkruan 20minuten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *