Zjarrfikësit në Turqi në “luftë me zjarret”, 48 persona janë shtruar në spital

0
Shpërndaje lajmin

Zjarrfikësit në Turqi nisën mëngjesin e 23 gushtit duke e luftuar një zjarr në pyll në provincën veriperëndimore të Turqisë, Çanakalasë. Këto zjarre kishin nisur një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Helikopterët dhe automjetet tokësore luftuan këto zjarre edhe gjatë natës. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam tha se më shumë se 1.200 njerëz nga nëntë fshatra u evakuuan në një vend më të sigurt, ndërsa 48 persona kishin nevojë për trajtim mjekësor.
Autoritetet i zhvendosën edhe disa pacientë nga disa qendra mjekësore, përfshirë të moshuar, si masë paraprake.
Pamjet e shfaqura nëpër mediat turke treguan zjarre të mëdha dhe tym mbi kodrat e banuara në veriperëndim të Turqisë. Flakët përfshinë edhe disa shtëpi të braktisura nëpër fshatrat e asaj zone.
Trafiku detar në ngushticën e Dardaneleve, ngushticë që lidh detin Egje me Detin e Zi, u pezullua sërish, tha agjencia e transportit Tribeca, për t’i lejuar helikopterët të mbledhin ujë për t’i shuar flakët.
Vetëm një ditë më parë, tetëmbëdhjetë njerëz u gjetën të vdekur pranë kufirit grek më Turqinë në një zonë malore në veri të Greqisë, e cila është përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit. Dyshohet se të vdekurit ishin emigrantë.
LEXONI GJITHASHTU:

Nipi i Pablo Escobar në mosmarrëveshje trashëgimie me të atin: Ka dashur të më vrasë
Zjarri masiv në Kurbin, Peleshi:  Jemi mobilizuar, terreni i vështirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *