Zjarri në komisariat, 26-vjeçari ndezi cigaren në korridor dhe i vuri flakën dyshekut, policët po shikonin ndeshjen

Shpërndaje lajmin

 
Pas ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Kamzës, ku një 26-vjeçar mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, Agjencia e Mbikyerjes ka zbardhur ngjarjen.
Sipas tyre, ngjarja e mbrëmjes së djeshme ndodhi për shkak se Mici dhe Idrizi kishin ndezur në qeli zjarrin që ishte përhapur më pas në pjesën tjetër të godinës.
Mësohet se Mici është lejuar nga efektivët e policisë të ndezë një cigare në korridor. Më pas në momentin kur është kthyer në qelinë e izolimit ai i ka vënë flakën dyshekut. Ai ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë, ndërsa Idrizi tashmë ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Për pasojë është lënduar edhe një efektiv policie që ndodhej në turn në momentin e incidentit.
Në lidhje me këtë ngjarje autoritetet kanë arrestuar dy oficerë sigurie ndërsa janë pezulluar tre të tjerë, të cilët në momentin e incidentit dyshohet se kanë qenë duke parë një ndeshje futbolli dhe kanë reaguar me vonesë.
Kushtet në dhomat e izolimit në komisariat janë shumë të rënda. Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente të tyre. Për shkak se ambientet janë pa ajrim zjarri mund të shkrumbonte të gjithë komisariatin.
Sipas dosjes hetimore, i riu Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë muajve të fundit.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.