Zjarri përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte në fshatin Dushk
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte në zonën e Dushkut.
Korrespondenti i Euronews Albania, Mariglen Bita bën me dije se flakët janë përhapur në zonën e Dushkut- Fshat, në pikën ku kufizohet me Peqinin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhërë forcat zjarrfikëse të Lushnjës, Peqinit dhe Rrogozhinës të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Era ka bërë që vatra e zjarrit të përhapet me shpejtësi. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.