Zjarri shkrumbon rrobaqepsinë në Tiranë

Share

Paraditen e sotme, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç.

Mësohet se zjarri ka shkaktuar  vetëm dëme materiale. Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Share

Komente