“Zogu i dhuroi tokë historianit rumun”, Tare: Ja si ia morën gjykatat e korruptuara

0
Shpërndaje lajmin

Auron Tare, i ftuar në Euronews Albania shpjegoi se si Mbreti Zog, në shenjë mirënjohje i dha historianit, Nicolae Iorga tokë në bregdetin e Sarandës.
Tokë 50% të cilës Iorga ia dha Rumanisë, vend ku Iorga ka shërbyer si kryeministër. Së fund mi Rumania është duke kërkuar këto toka.
Studiuesi Tare, tha se këto toka janë marrë padrejtësisht nga gjykatat e korruptuara shqiptare pasi mbretëria  e asaj kohe ia ka dhuruar Iorgas sipas të gjitha ligjeve. Arsyeja se pse ia dhuroi ishte kontributi i madh që ai ishte dhënë  në shpalljen e Pavarësisë  së Shqipërisë.
“Gjykatat shqiptare të korruptuara edhe pushteti  lokal i kohës, totalisht të korruptuara ja dhanë një privati që është në të drejtën e vetë se ai do një pronë. Ajo godinë dhe territori përqarkë, një pjesë e të cilit tashmë është ndërtuar, sepse pushteti lokal miratoi edhe pallate, ka qenë  territor i  falur nga Mbretëria shqiptare profesor Iorgos.
Është një çështje shumë e pastër, por që gjithmonë si zakonisht në Shqipëri mbulohet nga një korrupsion total i pushtetit lokal dhe i gjykatës”,-tha Auron Tare.
LEXONI GJITHASHTU:

“Situata në PD mund t’i japë shanse Veliajt”, Karabina: Për të ardhur keq
Basti i Simone Izaghit, zikaltrit të pakënaqur me trajnerin
“Erdha me tram”, Veliaj ironizon opozitën: Pse s’bëni transport falas në Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *