Zonat për votimin dhe numërimin elektronik, PD dhe LSI propozojnë qytetin ku do bëhet projekti pilot

Share

PD dhe LSI kanë propozuar Korçën dhe Fierin si dy zonat ku të bëhet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Pasi Partia Demokratike dorëzoi pak më parë shkresën në KQZ mësohet se edhe LSI ka të njëjtat propozime, të cilat janë depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se PS ka propozuar disa zona të Tiranës dhe Korçën, ndërsa Bindja Demokratike ka propozuar  vetëm Tiranën.


Share

Komente