Zotohet Astrit Patozi/ Jap dorëheqjen nëse nuk fitoj deputetë

Share

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është zotuar mbrëmjen e sotme para qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Patozi tha se nëse nuk fiton deputetë apo nuk arrin objektivat e Bindjes Demokratike, do të japë dorëheqjen.

Ai deklaroi në emisonin “Quo Vadis”, në Vizion Plus se do të marrë përsipër përgjegjësinë, ndërsa thumboi kryetarët e partive të tjera.

Unë jam gati që të mbaj përgjegjësitë e mia edhe pas zgjedhjeve. Në rast se objektivat e Bindjes Demokratike nuk realizohen, atëherë unë deklaroj që këtu, unë largohem. Në rast se gjeni një tjetër që e bënë këtë deklaratë nga ato partitë e vjetra që ju konsideroni, sepse për ata nuk ekziston marrja e përgjegjësive, nuk ekziston dorëheqja, nuk ekziston humbja si koncept.

Pra askush prej tyre nuk e pranon humbjen a thua se do të fitojnë të tre njëkohësisht. Dua të them që kjo nuk është politikë realiste, kjo është patetike dhe e neveritshme. Dhe është një politikë që për fat të keq, është një déjà vu që përsëritet çdo dy vjet kur ka zgjedhje në Shqipëri”, theksoi koordinatori i BD-së./ CNA.al


Share

Komente