Zuckerberg shtoi pasurinë për 11 miliardë dollarë brenda vetëm një dite

Shpërndaje lajmin

Themeluesi dhe CEO i Metas, Mark Zuckerberg ka shtuar pasurinë për 11 miliardë dollarë dhe kështu është kthyer sërish në listën e dhjetë njerëzve më të pasur në botë.
Kjo ndodhi kur vlera e Metas, në pronësi të Facebookut dhe Instagramit, u rrit me 17 për qind. Me këtë, Zuckerberg u bë më i pasur për 11 miliardë dollarë në vetëm një ditë.
Në Wall Street, ata prisnin që Meta të kishte rritjen më të ngadaltë në disa vite, por investitorët u kënaqën shumë pasi vunë re një rritje të numrit të përdoruesve në tre mujorin e parë të 2022, e cila gjë është një nga kriteret kryesore.
Një rënie e mëparshme e vlerës së aksioneve ka ndikuar në vlerën e pasurisë së Zuckerbergut. Dy muaj më vonë, ai është përsëri në mesin e dhjetë njerëzve më të pasur në botë – pasuria e tij kap vlerën e 65 miliardë dollarëve.
Konkurrenti më i madh i Facebookut është TikTok dhe sfida e tij janë ndryshimet në politikën e sigurisë së Applet, si dhe bllokimi, jo vetëm i Facebookut, por edhe i Instagramit në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *