October 25, 2021

Zvicër: 1198 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Shpërndaje lajmin

Zyra Federale e Shëndetit Publik r(BAG) ka raportuar 1198 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.

Mesatarja e 7 ditëve është 1099 që është 20 për qind më pak se në javën e kaluar, raporton srf.ch.

Incidenca 14-ditore aktualisht është 190.08.

Shkalla mesatare pozitive 7 ditore është 5.2 përq ind.

Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur për 1 pikë të përqindjes.

Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 25,702 teste në ditë, që është për 1 për qind më pak në krahasim me javën e mëparshme, transmeton albinfo.ch.

BAG ka raportuar edhe 16 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur ose për 46 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht BAG raporton për 659 njerëz që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 18 për qind më pak se në javën e kaluar.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *