Zvicër, 128 vota pro blerjes së avionëve F-35

0
Shpërndaje lajmin

Bëhet e ditur se ashtu si Këshilli i Shteteve, edhe Këshilli Kombëtar jep dritën jeshile me 128 vota për, kundër 67. Kritika kishte nga socialistët dhe ambientalistët, përcjell albinfo.ch.
Gazetat zvicerane shkruajnë se blerja e F-35A është një punë e përfunduar.
Nisur që nga fillimi i propozimit për avionë luftarakë amerikanë, ka pasur kritika për procedurën e vlerësimit, zgjedhjen e avionit, kostot reale, aktualisht të vlerësuara në gjashtë miliardë franga dhe menaxhimin e rrezikut.
“Amerikani F-35A është avioni i duhur për Zvicrën,” tha Jacqueline de Quattro (FDP/VD) në emër të komisionit. Ai mori pikën më të lartë në vlerësim. “Është avioni më i lirë, më i miri nga pikëpamja teknologjike”. Për më tepër, shtoi ajo, është avioni më i përdorur në NATO dhe BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *