Zvicër: 2701 raste efektesh anësore në mbi 5 milionë vaksinime

Shpërndaje lajmin

Në Zvicër, deri më 2 qershor janë regjistruar gjithsej 2701 raporte të efekteve anësore të padëshirueshme të vaksinave të koronës. Në shumicën e rasteve – në 1751 raportime – nuk bëhej fjalë për efekte serioze, shkruan srf.ch.

Në 950 raste (35.2 për qind), efektet janë klasifikuar si serioze, ka njoftuar të premten Agjencia Zvicerane për Produkte Shëndetësore, Swissmedic.

Ndërksq, po sipas Swissmedic, raportet e efekteve anësore që janë marrë dhe analizuar deri më tani nuk rrezikojnë “epërsinë e përfitimit në krahasim me dëmtimin” nga vaksinat Covid-19.

Shumica e raporteve përmendin paraqitjen e disa reagimeve në të njëjtën kohë, transmeton albinfo.ch. Gratë preken më shpesh se sa burrat nga këto reaksione. Po ashtu, efektet anësore ndodhin më shpesh pas vaksinimit me Moderna (56.9 për qind) sesa pas vaksinimit me Pfizer / Biontech.

Mesatarisht, të prekurit janë 62.8 vjeç.  33 për qind ishin 75 vjeç ose më të vjetër. Në rastet e klasifikuara si serioze, mosha mesatare ishte 66.5 vjeç.

Deri më tani, 5,151,927 vaksina janë administruar në Zvicër. Kjo do të thotë që mesatarisht 84,506 njerëz vaksinohen çdo ditë. Kjo është 13.1 për qind më shumë se në javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Aktualisht, 22.1 për qind e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar. 15.4 për qind kanë marrë tashmë një dozë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *