April 18, 2021

Zvicër: 862 raporte me efekte anësore pas vaksinimit

Shpërndaje lajmin

Rregullatori shëndetësor Swissmedic deri më tani ka marrë 862 raporte të reagimeve të dyshuara anësore pas një vaksinimi Covid-19 në Zvicër.

“Nuk ka asnjë provë deri më tani për ndonjë sinjal të ri sigurie,” tha Swissmedic në një deklaratë, përcjell tutje albinfo.ch

Shumica e raporteve përfshinin më shumë se një reagim (gjithsej 2,154 reagime, mesatarisht 2,5 për raport).

Më të zakonshmet ishin reagimet në vendin e injeksionit (skuqje, kruarje, dhimbje dhe ënjtje), ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore.

Rastet me këto reagime përbënin më shumë se gjysmën e raporteve (56%). Mosha mesatare e të prekurve ishte 64.4 vjeç; 42.7% ishin mbi 75.

Në dy të tretat e rasteve gratë vuanin nga efektet anësore. Tre në dhjetë raporte të reagimeve anësore, ose 263 raste, u klasifikuan si serioze. Reagimet më të zakonshme në këto raste ishin ethe, gulçim, mbindjeshmëri, reaksione anafilaktike, të vjella, marramendje, dhimbje koke dhe riaktivizimi i herpesave.

Disa nga pacientët “seriozë”, mosha mesatare e të cilëve ishte 70.6, kërkuan trajtim spitalor, tha Swissmedic.

Në shumicën e rasteve, megjithatë, ata nuk ishin në rrezik. Në 70 raste, reagimet ndodhën qartë pas dozës së dytë të vaksinimit.

Rreth 460 raporte u morën pas vaksinimit me vaksinën Pfizer / BioNTech dhe 393 pas një vaksinimi me vaksinen Moderna. Në nëntë raste, vaksina nuk ishte specifikuar, përcjell tutje albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *