Zvicër: Aplikacioni SwissCovid do të çaktivizohet

Shpërndaje lajmin

Pas 1 prillit, SwissCovid do të zhduket nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), përcjell albinfo.ch.
“Me heqjen e detyrimit për izolim në prill, parakushtet për një vazhdim efektiv të aplikacionit SwissCovid nuk janë më, pasi gjurmimi i kontakteve do të reduktohet shumë”, tha zëdhënësja e BAG, Katrin Holenstein.
Në varësi të mënyrës se si do të zhvillohet situata epidemiologjike në dimrin e 2022/2023, funksionimi i aplikacionit SwissCovid mund të rifillojë shpejt. Prandaj, infrastrukturat e nevojshme të TI-së do të vazhdojnë të mirëmbahen, tha ajo.
Aplikacioni u lansua në qershor 2020 për të gjurmuar zinxhirët e infeksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.