Zvicër: Automjetet elektrike janë më të lira në planin afatgjatë

0
Shpërndaje lajmin

Për kohëzgjatjen e jetës së makinës (e cila ndryshon sipas modelit dhe motorit), drejtimi i një automjeti elektrik mund të jetë deri në 20,000 franga më lirë se ai me benzinë, përcjell albinfo.ch.
Ky është konstatimi i Zyrës Federale për Mjedisin (SFOE), e cila ka llogaritur shpenzimet që lidhen me blerjen dhe përdorimin e tri kategorive të makinave – benzine, hibride dhe elektrike. Janë analizuar më shumë se 50 modele; llogaritja bazohet në çmimet mesatare të vitit 2022 të automjeteve të reja që udhëtojnë 15,000 km në vit për një periudhë 8-vjeçare.
Në përgjithësi, modelet elektrike kushtojnë më pak në fund të kësaj periudhe, duke përfshirë çmimin e rishitjes, zbuloi SFOE. Motorët me djegie dhe hibridet kushtojnë afërsisht të njëjta. Diferenca më e madhe e kostos e vërejtur në studim është në kategorinë e “klasës së lartë” me një diferencë prej më shumë se 20,000 frangash.
Nga ana tjetër, nëse kilometrazhi reduktohet nga 15,000 në 10,000 km në vit dhe kohëzgjatja e pronësisë nga tetë në gjashtë vjet, kostoja totale për makinat elektrike është 4 për qind më e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *