August 1, 2021

Zvicër: Bie në 173 numri i rasteve të reja me Covid-19

Shpërndaje lajmin

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 173 raste të reja pozitive për koronavirusin, të regjistruara në 24 orët e fundit.

Mesatarja e 7 ditëve është 240 raste ose 41 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.

Incidenca 14-ditore aktualisht është 47.89.

Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 1.6 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindjeje. Vëllimi mesatar i provës 7-ditore është 19,893 teste në ditë, që është 9 përqind më pak se javën e kaluar.

BAG ka raportuar 2 raste të reja të vdekjes, që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit. Mesatarja 7 ditore është 2 të  vdekur.

Aktualisht BAG raporton 228 persona që öpo trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 32 për qind më pak se në javën e kaluar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *