December 1, 2021

Zvicër: Çmimi i 300 barnave pritet të ulet

Shpërndaje lajmin

Çmimet e barnave do të ulen nga 1 dhjetori, duke rezultuar në një kursim prej të paktën 60 milionë frangash, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), transmeton albinfo.ch.

Çmimi i 220 barnave me recetë – përfshirë ato që përdoren për trajtimin e lëkurës, sistemit nervor dhe sëmundjeve të gjakut, do të ulet mesatarisht me 10 për qind.

Do të ulet gjithashtu kostoja e rreth 40 për qind e gjenerikëve të ekzaminuar nga BAG.

Por edhe përkundër uljeve të çmimeve, kostoja e barnave në Zvicër mbetet më e lartë se në tregjet e tjera të mëdha evropiane. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *