April 15, 2021

Zvicër: Deri në verë do të lëshohen pasaportat e vaksinës, mund të lëvizet lirshëm

Shpërndaje lajmin

Ashtu si një numër vendesh të tjera, Zvicra gjithashtu ka në plan të lëshojë një certifikatë udhëtimi për të lejuar ata që janë vaksinuar kundër Covid-19 të lëvizin më lirshëm.

“Ne synojmë verën,” u tha gazetarëve shefja e forcës së koronavirusit Anne Levy, duke shtuar se ishte “një detyrë sfiduese, por një qëllim realist”, përcjell albinfo.ch. 

Dokumenti do të ishte i sigurt dhe i njohur ndërkombëtarisht, tha ajo, duke shtuar se Bern po koordinonte punën drejt certifikatës me Bashkimin Evropian. 

Deri më tani, më pak se gjysmë milioni njerëz janë vaksinuar plotësisht në Zvicër, por autoritetet shëndetësore kanë thënë se ata presin që të jenë në gjendje të ofrojnë vaksina për të gjithë banorët që i duan brenda disa muajve të ardhshëm. 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *