Zvicër: Fillon rënia e numrit të rasteve, 16% më pak gjatë javës që shkoi

0
Shpërndaje lajmin

Pas ngritjes së numrit të infeksioneve që ka karakterizuar dy muajt e fundit, Zvicra njofton sërish për një ulje të numrave.
Zyra Federale e Shëndetit Publik  ka raportuar sot 30,305 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 4467 që është 16 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 828.3.
BAG raporton po ashtu 463 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore është 60 shtrime në ditë, transmeton albinfo.ch. 1270 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 që është 11 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 76 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 6 për qind më shumë se një javë më parë. S
BAG raporton 24 raste të reja të vdekjes gjatë javës që kaloi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *