Zvicër: Gjenden 500 kilogramë kokainë në thasët e kafes së Nespresso-s

Shpërndaje lajmin

Në një punishte të kompanisë Nespresso në Zvicër, janë sekuestruar 500 kilogramë kokainë me vlerë rreth 50 milionë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Punonjësit e kompanisë Nestlé në Romont gjetën një substancë “të panjohur,  të bardhë” në thasët e sapodorëzuar me kokrra kafeje, ka njoftuar policia në Kantonin e Friburgut.
Analiza e bërë pastah ka konstatuar se “pluhuri” në fjalë ishte kokainë. Më pas policia ka kontrolluar pesë kontejnerët që janë sjellë në fabrikë me tren atë ditë. Me atë rast ajo ka zbuluar dhe konfiskuar më shumë se 500 kilogramë drogë, shkruan srf.ch.
Kontejnerët dyshohet se kanë ardhur nga Brazili.
Nga policia deklarojnë se ata konsiderojnë se kokaina ishte menduar për tregun evropian, përcjell albinfo.ch.  Droga nuk ka rënë në kontakt me produktet e kompanisë (kafen).
(Foto: Kapo Freiburg)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *