January 21, 2022

Zvicër: Iniciativë kundër vaksinimit të detyrueshëm

Shpërndaje lajmin

Shoqata Zvicerane e Lëvizjes së Lirisë (MLS) ka paraqitur një iniciativë – të quajtur “Për liri dhe integritet fizik” – në Kancelarinë Federale në Bernë. Grupi mblodhi 125,000 nënshkrime – 25,000 më shumë sesa nevojitej për të sjellë një çështje në një votim mbarëkombëtar, përcjell albinfo.ch.

Ai bën thirrje për përfshirjen në Kushtetutë të së drejtës themelore të çdo individi për të përcaktuar vetë se çfarë mund të injektohet apo të implantohet në trupin e tij. Teksti i iniciativës specifikon se “personi në fjalë nuk duhet të dënohet për refuzimin e dhënies së pëlqimit dhe as të pësojë disavantazhe sociale apo profesionale”.

Kjo prerogativë nuk është e lidhur vetëm me Covid-in, por edhe “me vaksina të tjera, çipa dhe informacione dixhitale që do të futeshin në trup”, tha presidenti i MLS, Richard Koller.

Megjithëse autoritetet kanë thënë vazhdimisht se vaksinimi nuk do t’i detyrohet askujt, Akti i Epidemisë i Zvicrës lejon vaksinimin e detyrueshëm në disa raste ekstreme.

Presidenti i ardhshëm zviceran, Ignazio Cassis, i cili do të marrë detyrën më 1 janar, nuk e ka përjashtuar vaksinimin e detyrueshëm “si mjetin e fundit” për të kontrolluar pandeminë.

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *