Zvicër: Komisioni shëndetësor kërkon hapje më të shpejtë të restoranteve

Share

416977723 highres

Pas kërkesave të shtuara nga kantonet dhe nga ekonomia, tani edhe Komisioni Shëndetësor i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës kërkon hapje më të shpejtë të restoranteve se sa ka parashikuar Këshilli Federal dje.

“Restorantet dhe qendrat e fitnesit duhet të lejohen të rihapen brenda një muaji”, raporton srf.ch.

Kjo është ajo që kërkon Komisioni Shëndetësor i Këshillit Kombëtar (SGK-N). Konkretisht, sipas tij, restorantet duhet të hapen jo më vonë se më 22 mars, transeton albinfo.ch. Vendimi është marrë me 14 vota pro, 10 vota kundër dhe një abstenim, njoftojnë shërbimet parlamentare.

Kompanitë në fushat e kulturës, argëtimit, aktiviteteve të kohës së lirë dhe sportit duhet të hapen më së largu nga 22 marsi 2021, ka kërkuar komisioni.

SGK-N dëshiron t`i inkorporojë këto kërkesa në ligjin Covid-19, i cili do të diskutohet pas dy javësh në seancën pranverore të dy dhomave të parlamentit.


Share

Komente