Zvicër: Minjtë laboratorikë po vihen për birësim

Shpërndaje lajmin

Po kërkoni një kafshë të re me një origjinë të patëmetë dhe një sfond në shkencë? Instituti Politeknik Federal i Lozanës (EPFL) ka pikërisht atë që ju nevojitet.
Minjtë e laboratorit që EPFL nuk i përdor më për qëllime kërkimore i dhurohen organizatës Zvicerane për Mbrojtjen e Kafshëve (PSA), e cila është e ngarkuar me gjetjen e familjeve të mira birësuese (njerëzore), shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
EPFL raporton se minjtë e saj, të cilët përdoren kryesisht në eksperimente të sjelljes, janë “shumë të mirë në mësimin e detyrave të reja”.
Megjithatë, nuk specifikon se cilat janë saktësisht këto detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.