January 13, 2022

Zvicër: Në spitale të kenë përparësi të vaksinuarit ndaj të pavaksinuarve

Shpërndaje lajmin

Ndërsa presioni rritet në shtretërit e kujdesit intensiv në Zvicër, disa mjekë po sugjerojnë se atyre që janë vaksinuar duhet të kenë përparësi ndaj atyre që nuk janë vaksinuar.

Shoqata Zvicerane e Infermierëve thotë në një deklaratë për shtyp se mund të bëhet e nevojshme që mjekët të bëjnë triazhimin e pacientëve.

Klinika Hirslanden në Aarau thotë se tashmë duhet të zgjedhë pacientë për kujdes intensiv që do të thotë se disa duhet të presin më gjatë, përcjell albinfo.ch.

Disa mjekë besojnë se është etike të trajtohen më shpejt të vaksinuarit.

Eksperti i sëmundjeve infektive, Andreas Widmer, thotë se “nuk është e tolerueshme që pacientët e pavaksinuar të zënë vendin e të vaksinuarve, gjë që do të zvogëlojë shanset për të mbijetuar”.

Por kjo është një pikëpamje që nuk ndahet nga Akademia Zvicerane e Shkencave Mjekësore. Ai thotë se është shumë kundër marrjes parasysh të statusit të vaksinimit si një kriter për triazhin.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *