December 8, 2021

Zvicër: Në terma afatgjatë, do të mbizotërojë mot më i nxehtë dhe i thatë, me më pak borë

Shpërndaje lajmin

Nga mesi i shekullit, klima e Zvicrës do të jetë më e thatë dhe më e ngrohtë, me më pak borë dhe reshje më intensive, sipas skenarëve të hartuar nga agjencia federale e motit MeteoSuisse. Megjithatë, efektet do të ndryshojnë shumë në varësi të kantonit dhe sezonit, përcjell albinfo.ch.

Projeksionet e zhvilluara nga Qendra Kombëtare për Shërbimet Klimatike të Qeverisë federale, nën drejtimin e MeteoSuisse, shikojnë zhvillimet e mundshme klimatike me dhe pa masat e mbrojtjes së klimës, tha agjencia të martën.

Në terma afatgjatë, sasia mesatare e reshjeve dhe shpeshtësia e tyre do të ulet gjatë verës në të gjitha kantonet. Periudhat e verës pa reshje shiu do të jenë më të gjata. Për shembull, në qytetin verior të Buchs ato parashikohen të zgjasin mesatarisht 1.4 ditë më shumë nëse nuk merren masa për mbrojtjen e klimës dhe 2.1 ditë më shumë në qytetin jugperëndimor të Sionit.

Do të ketë edhe më shumë ditë tropikale, thotë Meteosuisse. Në ditët më të nxehta të verës termometri do të jetë 2 deri në 5.5 gradë më i lartë se sot. Vera përvëluese mund të bëhet normë dhe valët e të nxehtit do të jenë më të shpeshta dhe më ekstreme. Kantonet e Cyrihut, Gjenevës dhe Ticinos, për shembull, mund të kenë tre deri në katër herë më shumë ditë tropikale në vitin 2060 sesa sot, sipas parashikimeve.

Reshjet e dendura ka të ngjarë të jenë më të shpeshta dhe më intensive se aktualisht, përcjell tutje albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *