Zvicër: Nëna humb gjyqin, duhet ta vaksinojë fëmijën 5-vjeçar

Shpërndaje lajmin

Një nënë në kantonin Aargau duhet të vaksinojë fëmijën e saj 5-vjeçar kundër një sërë sëmundjesh, kundër dëshirës së saj.
Prindërit janë të ndarë dhe babai donte që djali të vaksinohej kundër fruthit, shytave, difterisë dhe infeksioneve të tjera standarde.
Nëna nuk u pajtua dhe e çoi çështjen në gjykatë. Gjyqtarët federalë kanë vendosur në favor të babait dhe fëmija do të vaksinohet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Vendimi ishte i qartë. Gjykata thotë se në rast mosmarrëveshjeje midis prindërve – atëherë vendimi merret nga shërbimet sociale, të cilat gjithmonë do të ndjekin rekomandimet e Zyrës Federale të Shëndetësisë – që thotë se fëmijët duhet të vaksinohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.