Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm
Mungesa e banesave në Zvicër “nuk do të përmirësohet së shpejti”.
Për shkak të aktivitetit të ulët të ndërtimit, akomodimet e disponueshme do të mbeten në mungesë në Zvicër, sipas një raporti të ri nga konsulentët e pasurive të paluajtshme Wüest Partner, transmeton albinfo.ch.
Në fakt, situata “nuk do të përmirësohet së shpejti”, thuhet në raport, shkruan the local.
Prandaj, qiratë pritet të rriten më tej vitin e ardhshëm.
Për sa u përket çmimeve të blerjes së pronave, ato pritet të rriten gjithashtu – me 11.2 për qind në Gjenevë, 8.7 për qind në rajonin e Liqenit të Gjenevës (i cili përfshin Vaud-in) dhe 7.2 për qind në Cyrih.