Zvicër: Regjistrohen 88 raste të koronavirusit të variantit të ri

Share

spital zvicer korona pacient 4

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn deri më sot janë regjistruar gjithsej 88 raste të koronavirusit të mutuar nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut, njofton BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik).

Të kujtojmë: vetëm një ditë më parë ishin 46 raste, shkruan albinfo.ch.

Rastet deri më tani janë shfaqur në 11 kantone dhe në Principatën e Lihtenshtajnit.

Deri më sot, rastet më të shumta të konfirmuara me viruse të mutuara janë bërë të njohura në: kantonin e Bernës dhe atë të Vaudit, me nga 18 raste secili, të ndjekur nga Gjeneva, me 16 raste.

Edhe në Cyrih, numri u rrit nga shtatë në 13 raste brenda 24 orësh. Një rast i ri është konfirmuar për herë të parë në kantonin Solothurn, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).

Të  prekur janë edhe Kantoni i Ticinos, i Valisit, Basel-Landschaftit, Graubündenit, St. Gallenit, Schwyzit dhe Principata e Lihtenshtajnit.

BAG të mërkurën kishte raportuar 37 infeksione të konfirmuara me mutacione të virusit dhe 28 të martën, përcjell albinfo.ch. Virusi nga Afrika e Jugut u konfirmua për herë të parë në Ticino më 1 janar.

 


Share

Komente