Zvicër: Rritje e ndjeshme e çmimit të biletave të avionit

Shpërndaje lajmin

Ky është një lajm jo edhe aq i mirë për këdo që ëndërron të shkojë jashtë vendit për pushime verore, njofton albinfo.ch.
Kjo për shkak se kostoja e fluturimeve që nisen nga të gjitha aeroportet ndërkombëtare të Zvicrës – Cyrihu, Gjenevë dhe Bazel – u rrit me rreth 65 për qind midis janarit dhe prillit, shifra e bazuar në të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave.
Ndër faktorët përgjegjës për këtë rritje është çmimi më i lartë i vajgurit, por ka edhe arsye të tjera:
“Të gjitha linjat ajrore po vuajnë nga probleme të mëdha kapaciteti. Ata kanë shumë pak avionë dhe personel për të përmbushur kërkesat”, sipas Hansjörg Bürgi, kryeredaktor i Skynews.ch.
Udhëtimi ajror nuk është i vetmi sektor i ndikuar nga çmimet më të larta. Lexoni për të tjerat këtu:
https://www.thelocal.ch/20220511/seven-products-that-are-becoming-more-expensive-in-switzerland/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *