November 27, 2021

Zvicër: Sharri i ngjan një ekspozite me fotografi të qyteteve shqiptare

Shpërndaje lajmin

Sot ka hapur zyrtarisht dyert shoqata kulturo artistike “Sharri” me seli në Wittenbach. Kjo shoqatë që kishte shtrirë aktivitetin kulturor për një kohë të gjatë në Romanshorn, është bartur prej disa muajsh në objektin e ri në afërsi të St. Gallenit, mes Wittenbach dhe Waldkirch.

Me dhjetëra firma shqiptare e bashkëkombas kanë punuar për disa muaj rresht për të ngritur një nga shoqatat më të mbresëlënëse të mërgatës shqiptare në Zvicër. Brenda një objekti tërësisht të rinovuar e me stoli të njëpasnjëshme murale të qyteteve shqiptare, drejtuesit e shoqatës kanë jetësuar nje nga dëshirat e kahmotshme të shumë aktivistëve shqiptarë të Zvicrës lindore me qendër St. Gallenin për të pasur një qendër të madhe kulturore të mërgatës shqiptare.

Kryetari i shoqatës “Sharri”, Nagip Mehmedi, pasi përgëzoi të pranishmit për pjesëmarrje të madhe e mbështetje të gjerë që i kanë dhënë komuniteti i kësaj ane realizimit të këtij projekti, ndau mirënjohjes për të gjithë sponzorizuesit duke falënderuar ata për punën e bërë. Ai gjithashtu falënderoi autoritete lokale për bashkëpunimin e ofruar, të cilët siç u shpreh Mehmedi, “nuk na kanë penguar asnjëherë gjatë punimeve të bëra”.

Në sallën e veshur me fotografit të mëdha të qyteteve shqiptare, të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse iu drejtua edhe politikani zviceran i partisë së djathtë SVP, Markus Brunner. Përderisa politikanë tjerë të së majtës, duke pasur në radhët e tyre edhe kandidatë e anëtarë me prejardhje shqiptare, nuk iu kanë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje.

Vajzat e reja sharrjane kanë shfaqur sot një program të pasur të vallëve e këngëve nga folklori ynë. Atyre iu kanë bashkangjitur edhe këngëtarë të njohur të muzikës sonë popullore. Si zakonisht ushqimet tona tradicionale janë shërbyer poashtu me bollek.

Shoqata “Sharri” është e hapur çdo të diele për grupin e vallëve me fëmijë nën drejtimin e Jeton Krasniqit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *