Zvicër: Shtetet evropiane, fajtore për inflacionin
Edhe pse ekonomia zvicerane është rikthyer pas pandemisë Covid dhe ka ecur më mirë se fqinjët e saj evropianë në frontin e inflacionit, “muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë”, sipas Martin Eichler, kryeekonomist i Institutit të Kërkimeve Ekonomike BAK Economics, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ekonomia e vendit vazhdon të jetë e fuqishme, problemet e Evropës pritet të përhapen edhe në Zvicër.
“Në shumë prej partnerëve tregtarë evropianë të Zvicrës, përzierja toksike e mungesave të energjisë dhe rritjet masive të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike tashmë kanë efekte recesive”, tha Eichler.