Zvicër: Shtrenjtimet dhe Inflacioni pritet të ulen sërish së shpejti

Shpërndaje lajmin

Inflacioni në Zvicër duket se e ka kaluar tashmë kulminacionin e tij. Vitin e ardhshëm ai do të bjerë përsëri në një nivel në përputhje me objektivin e stabilitetit të çmimeve, transmeton albinfo.ch.
Për këtë janë të bindur ekonomistët e bankës më të madhe Credit Suisse, siç e shpjegojnë në të përditshmen e tyre “Monitor Schweiz”.
Një normë mesatare e inflacionit prej 2.9 për qind do të rezultojë për vitin aktual, por inflacioni pritet të bjerë përsëri në 1.5 për qind në vitin e ardhshëm.
Ekonomistët supozojnë gjithashtu se rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do të ngadalësohet. Megjithatë, rreziku i një recesioni mbetet i ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *