Zvicër: Të moshuarit nuk do të duhet të izolohen nga familjet

Share

Gjatë valës së parë të koronavirusit në pranverën e vitit 2020, të moshuarve në Zvicër iu tha që të mos dilnin nga shtëpia ose të mos përziheshin me anëtarët e familjes nga frika e kontraktimit të sëmundjes, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Tani, edhe pse numri i infeksioneve është përsëri në rritje, nuk ka asnjë arsye “për të kufizuar ndërveprimet” e të moshuarve, me kusht që ata të jenë plotësisht të vaksinuar, tha Rudolf Hauri nga Shoqata e Mjekëve Kantonale.

Kontaktet me nipërit nuk duhet të kufizohen as ashtu siç kishin qenë gjatë kulmit të pandemisë, sipas Haurit, por “duhet treguar kujdes sepse edhe nëse vaksinohen, njerëzit vulnerabël duhet të shmangin qëndrimin pranë atyre që kanë simptoma Covid”.

Nëse fëmijët janë të ekspozuar ndaj njerëzve të infektuar, ata nuk duhet të vizitojnë gjyshërit e tyre për të paktën 10 ditë, shtoi ai.

Komento