Zvicër, thirrje për kursim të energjisë

Shpërndaje lajmin

Qeveria zvicerane tha tashmë se në rast të mungesës së gazit, bizneset do të duhet të jenë të parët që do të ulin konsumin, ndërsa të njëjtat masa të rrepta nuk do të shtrihen në familjet private nëse situata nuk bëhet e rëndë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, përfaqësuesit e industrisë thonë se kjo qasje është e padrejtë dhe po u bëjnë thirrje autoriteteve “të mos i trajtojnë familjet në mënyrë të privilegjuar”, sipas Frank Ruepp, kryetar i një grupi ombrellë për sektorët e energjisë.
“Individët duhet të kenë absolutisht një pjesë më të madhe të përpjekjeve për kursimin e energjisë. Nuk është e pranueshme që industria duhet të ngadalësohet ndërsa ngrohja të rritet në banesa”, tha ai.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.