Zvicër, tre trena në ditë qarkullojnë me një sistem të mangët sigurie
Një raport i ri nga Shërbimi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (SESE) zbulon se çdo ditë, tre trena me një defekt të njohur qarkullojnë në rrjetin hekurudhor të vendit, përcjell albinfo.ch.
Kjo doli në dritë javën e kaluar me publikimin e një raporti që detajonte shkaqet e një aksidenti të ndodhur në qershor 2022 në Zollikofen të Bernës, kur një lokomotivë u përplas me një tren ndërtimi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale (por fatmirësisht pa viktima).
Shkak i përplasjes ka qenë se ndërprerja është çaktivizuar.
“Ky aksident zbuloi një realitet në shkallë kombëtare: tre trena qarkullojnë çdo ditë në Zvicër me këtë sistem sigurie që nuk funksionon siç duhet”, thuhet në raport.
Zëdhënësja e SBB-së, Sabrina Schellenberg, tha se “janë marrë masa për të tejkaluar këtë situatë”.