Shpërndaje lajmin

I riu u ndalua pranë Felben-Wellhausen dhe kishte patentë shoferë. Ministria publike ka hapur një çështje penale.
Një automobilist 23-vjeçar u kap teksa po udhëtonte me 222 km/h në autostradën A7 pranë Felben-Wellhausen në Thurgau.
I riu është dashur të dorëzojë patentën dhe makina i është sekuestruar, përcjell albinfo.ch.
Shoferi, një shtetas brazilian me banim në kanton, përfundoi në një postbllok të lëvizshëm ndërsa po udhëtonte në drejtim të Frauenfeld, tha në një deklaratë policia kantonale e Thurgaut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *