December 8, 2021
Shpërndaje lajmin

Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Vullnet Sadiku, i lindur dhe rritur në qytetin e Ferizajt, ka realizuar disa fotografi të bukura, e me njërën nga to konkurroi edhe në ekspozitën “SPS Photo Awards”, shkruan albinfo.ch.

Ai tregoi për Albinfo.ch se konkurrenca ishte e madhe, pasiqë kishte shumë  fotografë nga e gjithë bota.

Fotoja me të cilën Vullnet Sadiku garoi në atë ekspozitë, ishte nga muri që ishte ekspozuar një femër, në një ndërtes të vjetër, ku ishte edhe reflektimi i ujit.

Fotoja u komentua shumë nga të pranishmit, për këndin e realizimit të saj dhe profesionalizmin e fotografit nga Kosova.

Photo by: Vullnet Sadiku
Photo by: Vullnet Sadiku

“Ishte eksperiencë shumë e mirë, takova fotografë të zhanreve të ndryshme, por më së shumti jam ndier mirë me ata zviceranë dhe komentet e tyre pozitive.

Vullnet Sadiku që nga mosha 14-vjeçare filloi të realizojë foto nga telefoni, duke kaluar në pasion të fotografive dixhitale nga aparati profesional.  /Albinfo.ch

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *