Zviceranët gjithnjë e më shumë po interesohen për strehim antibërthamor

Shpërndaje lajmin

Njerëzit janë të shqetësuar se mund të mos ketë hapësirë për ta në një strehë bërthamore, nëse është e nevojshme.
Më shumë njerëz po pyesin autoritetet se ku duhet të shkojnë nëse është e nevojshme. Ligji, që daton që nga Lufta e Ftohtë, thotë se të gjithë duhet të kenë një vend strehimi brenda 30 minutash në këmbë nga shtëpia e tyre – një orë nëse jetojnë në male, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ka hapësira të mjaftueshme për të gjithë në vend – por alokimet janë të pabalancuara. 365,000 bunkerët në vend mund të mbajnë 9 milionë njerëz. Por Gjeneva nuk ka mjaftueshëm për të gjithë banorët e saj – ajo mund të përballojë vetëm rreth 75%.
Shumë prej tyre po përdoren për ruajtje ose strehim të përkohshëm. Por ligji thotë se ato duhet të pastrohen brenda 5 ditëve ose më pak.
Por strehimoret do të ofrojnë vetëm mbrojtje të përkohshme në rast të një shkëmbimi të kufizuar bërthamor ose rrjedhje rrezatimi nga një termocentral.
Një zëdhënës i Departamentit Federal të Mbrojtjes thotë se asnjë vend nuk mund të mbrohet nga një luftë bërthamore në shkallë të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *