Zviceranët nuk janë të mirë me gjuhën angleze
Zvicra ka më shumë gjuhë zyrtare se çdo vend tjetër në Evropë, por kur bëhet fjalë për anglishten, zviceranët mbeten prapa kombeve të tjera, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, niveli i anglishtes brenda popullsisë së Zvicrës vazhdon të bjerë, sipas studimit vjetor nga Education First (EF), një kompani ndërkombëtare e trajnimit të gjuhës.
Për të katërtin vit radhazi, Zvicra ka rënë në renditje, duke rrëshqitur nga vendi i 29-të në vendin e 30-të në vitin 2023.
Brenda Zvicrës, pjesa zvicerane-gjermane performon më mirë se rajonet franceze dhe italiane, me Basel-City, Zug dhe Cyrih në tre pozicionet e para.