Zviceranët nuk paguajnë për parkimin e tyre në Itali, thotë kryebashkiaku i Comos
Alessandro Rapinese, kryebashkiaku i Comos, një qytet italian pranë kufirit me Zvicrën, po thotë se shumë shoferë nga Zvicra nuk paguajnë për parkimin e tyre.
Qyteti ka madje një kamion tërheqës të dedikuar për heqjen e makinave zvicerane që parkojnë “aty ku duan”, përfshirë edhe në zonat pa parkim.
Kryebashkiaku vendosi të ashpërsohej me shkelësit zviceranë të ligjit, sepse vlera e gjobave të papaguara të parkimit që u jepen shoferëve të Ticino arrin në mbi 300,000 euro në vit.
Rapinese shtoi se ai është një vizitor i shpeshtë në Ticino, ku “gjithmonë kërkoj një vend parkimi të ligjshëm dhe paguaj për të. Është e drejtë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.