April 15, 2021

Zviceranët shprehin më pak dëshirë të punojnë jashtë vendit

Shpërndaje lajmin

Rreth 44 për qind e zviceranëve janë të gatshëm të punojnë në një vend të huaj, sipas një sondazhi të përbashkët nga firma rekrutuese Jobs.ch dhe Boston Consulting Group, transmeton albinfo.ch.

Jo vetëm që kjo përqindje është nën mesataren ndërkombëtare, por është gjithashtu dukshëm më e ulët sesa në sondazhet e kryera në vitet e mëparshme.

Për ata që duan të punojnë jashtë vendit, vendi më i popullarizuar është Gjermania, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Franca.

Sidoqoftë, tendenca është që gjithnjë e më shumë të punohet në vendet e afërta sesa të shkojë më larg. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *