Zviceranët synojnë të testojnë një vaksinë për melanomën

0
Shpërndaje lajmin

Një vaksinë MRNA kundër llojeve të caktuara të melanomës do të testohet së shpejti në Zvicër, raportoi RTS.
Vaksina, e zhvilluar nga Moderna, kohët e fundit u tregua efektive kundër disa rasteve të melanomës. Spitali HUG në Gjenevë po synon të fillojë provat klinike të vaksinës në verë ose në vjeshtë të këtij viti, sipas Olivier Michielin, kreut të onkologjisë në spital. HUG pritet të jetë një nga katër spitalet zvicerane të përfshirë në provat, të cilat do të kryhen globalisht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi është të zhvillohet një vaksinë që mund të përdoret me imunoterapi për pacientët që kanë vuajtur nga melanoma dhe janë në rrezik të rikthimit të gjendjes.
Michielin i përshkroi rezultatet e vaksinës së vëzhguar deri më tani si jashtëzakonisht mbresëlënëse. Rreziku i përsëritjes metastatike, ku kanceri përhapet në organe të tjera përtej lëkurës, zvogëlohet me 65%, krahasuar me 40% kur përdoret vetëm imunoterapia. Shifra kaq të larta nuk pritej, tha ai.
Përveç kësaj, duke pasur parasysh toksicitetin shumë të ulët të këtyre llojeve të vaksinave, ato mund të përdoren tek pacientët që kanë kryer transplantime, raste kur imunoterapia shpesh nuk përdoret për rrezikun e refuzimit të organeve, sipas Michielin.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *