Zviceranët, të kënaqur me kualitetin e banesave

0
Shpërndaje lajmin

Megjithëse shumë nga rajonet e vendit janë në grahmat e mungesës akute të banesave dhe qiratë po rriten në mënyrë të vazhdueshme, në përgjithësi, qiramarrësit në Zvicër janë kryesisht të lumtur për strehimin e tyre lidhur me kulitetin që ofrojnë banesat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Zviceranët janë qiramarrës të lumtur”, thotë studiuesi Lukas Golder, autor i një studimi nga instituti gfs.bern të publikuar të martën.
“Më shumë se 70 për qind e të pyeturve thonë se janë të kënaqur me situatën e tyre [të strehimit]” dhe duan të qëndrojnë aty ku janë, për shkak të kualitetit dhe komfortit që ofrojnë banesat e tyre.
Por tensionet e tregut janë reflektuar edhe në sondazh. Konkretisht, çmimi i pronës me qira është prioriteti kryesor për 46 për qind të qiramarrësve, me kritere të tjera, si lagjja apo afërsia me transportin publik, një konsideratë më pak e rëndësishme.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *