Zvicra dënon sulmet ruse ndaj mediave

Shpërndaje lajmin

Ministria e Jashtme zvicerane ka qortuar Rusinë për shënjestrimin e mediave gjatë pushtimit të Ukrainës. Disa gazetarë janë ankuar se janë sulmuar nga forcat ruse, duke përfshirë një gazetar zviceran, i cili u plagos dhe u grabit këtë javë, përcjell albinfo.ch.
Rusia ka vendosur kufizime të rënda në raportimin e mediave për pushtimin dhe ka miratuar një ligj që kërcënon me 15 vjet burgim gazetarët nëse ata kritikojnë veprimin ushtarak. Si rezultat, disa media të huaja kanë ndërprerë funksionimin brenda Rusisë.
“Zvicra dënon shtrëngimin e kufizimeve për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Rusi – duke përfshirë bllokimin e mediave sociale dhe faqeve të internetit të mediave të pavarura. Çdo formë e dezinformimit duhet të refuzohet”, shkruhej në një postim të Ministrisë së Jashtme në Twitter të martën.
Tweet-i dënoi gjithashtu trajtimin e gazetarëve në Ukrainë nga forcat e armatosura ruse.
“Zvicra është gjithashtu e shqetësuar për sulmet ndaj punonjësve të medias në Ukrainë dhe bën thirrje për pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të drejtat e njeriut”, përcjell tutje albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published.