Zvicra dëshiron të përgjysmojë kufirin e shpejtësisë në autostrada

0
Shpërndaje lajmin

Për të reduktuar bllokimet e trafikut, Zyra Federale e Rrugëve (FEDRO) po shqyrton mundësinë e uljes së kufirit të shpejtësisë në autostradat e vendit nga 120 km/orë aktuale në 60 km/orë për një rrjedhë më të mirë të trafikut.
Bllokimi i rrugëve mund të jetë gjithashtu i shtrenjtë, si për sa i përket parave ashtu edhe dëmit mjedisor, sipas Zyrës Federale për Zhvillimin Hapësinor, e cila vlerëson humbjen totale çdo vit në mbi 2 miliardë franga, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Por Shoqata Zvicerane e Transportit Rrugor argumenton se nëse zbatohet, kjo masë do të krijonte më shumë probleme sesa do të zgjidhte: shoferët do të shmangnin autostradat dhe do të përdornin rrugë alternative në vend të tyre, duke përfshirë rrugët kantonale ku shpejtësia e kufizuar është 80 km/h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *