Zvicra do bisedime, BE-ja vazhdon të shtyjë orarin
Pas një raundi tjetër bisedimesh javën e kaluar, negociatorja kryesore e Zvicrës me BE-në, Livia Leu, tha se Zvicra dëshiron të ecë përpara me negociatat, por u ankua se BE-ja vazhdon të shtyjë orarin, shkruan albinfo.ch.
“Për fat të keq, BE-ja nuk po nxiton dhe e ka vonuar disa herë afatin. Kjo ndoshta është pjesë e strategjisë. BE po përpiqet të ushtrojë presion”, tha Leu në një deklaratë të saj.
Raportet mes BE-së dhe Zvicrës ka kohë që nuk gëzojnë marrëveshje të të nivelit të lartë.