Zvicra do ta kalojë dimrin pa mungesë energjie
Pavarësisht frikës së mëparshme për ndërprerjet e energjisë, ky skenar tani duket shumë i pamundur, sipas Urs Meister, drejtor menaxhues i Komisionit Federal të Energjisë Elektrike (Elcom), përcjell albinfo.ch.
Arsyeja kryesore për këtë perspektivë optimiste është dimri relativisht i butë i deritanishëm, që do të thotë se deri më tani është konsumuar më pak gaz (i cili përdoret për të prodhuar energji elektrike) sesa zakonisht gjatë kësaj periudhe.
Kjo, nga ana tjetër, nënkupton që rezervuarët zviceranë janë mbushur në një nivel “dukshëm mbi mesataren”: 75 për qind, kundrejt 55 deri në 60 për qind, që është normale në këtë periudhë të vitit.