Zvicra është vendi me më shumë shpikje në botë

Shpërndaje lajmin

Nëse mendoni se zviceranët nuk kanë imagjinatë, mendoni përsëri: Zvicra është vendi me më shumë shpikje në botë për frymë, sipas Zyrës Evropiane të Patentave (EPO), njofton albinfo.ch.
Për një milion banorë, Zvicra mbetet kryesuese, e ndjekur nga Suedia, Danimarka, Holanda dhe Finlanda.
Sipas kantonit, shpikësit nga Cyrihu paraqitën më shumë aplikime, të ndjekur nga Vaud, Basel-City, Aargau, Gjeneva dhe Neuchâtel. Këto gjashtë kantone janë ndër 30 rajonet më të mira në Evropë për nga numri i aplikimeve për patentë.

Për sa i përket sektorëve, për më shumë patenta ka aplikuar ai i teknologjive mjekësore, i ndjekur nga mallrat e konsumit, metrologjia, pajisjet dhe makineritë elektronike, si dhe farmaceutika, kimikatet dhe bioteknologjia.
Sa i përket asaj se cilat kompani zvicerane kërkuan shumicën e patentave, gjiganti farmaceutik Roche është në vendin e parë dhe grupi elektroteknik ABB në vendin e dytë. Më pas janë Japan Tobacco dhe Philip Morris, të ndjekur nga Nestlé dhe Swatch Group.
Në rast se po pyesni se çfarë shpikën zviceranët në të kaluarën, përgjigja është KETU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *